Në kuadër të Fundjavës evropiane për vëzhgimin e zogjëve, Qendra për monitorimin e zogjëve dhe OJQ Martin Shnajder Jakobi, organizuan një shëtitje në Kriporen e Ulqinit me qëllim që të vëzhgohen zogjtë e shumtë që popullojnë këtë zonë. Ky organizim mblodhi edhe shumë nxënës nga shkolalt fillore dhe të mesme, si nga Ulqini ashtu edhe nga qytetet e tjera, por edhe të apasionuar pas natyrës.
Zenepe Lika nga OJQ Martin Shnajder Jakobi, tha për televizionin Teuta se një nga qëllimet e këtij organizimi është edhe ngritja e vetëdijes tek moshat më të reja për rëndësinë e pasurive natyrore dhe nevojën e mbrojtjes së tyre, e cila shpesh ndodhet nën kërcënimin e interesave të ndryshme.