FTESË NDËRMARRJEVE TURKE PËR INVESTIME

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Delegacioni nga Mali I Zi të cilin e kryeson Kryetari I shtetit Filip Vujanoviq po marrin pjesë në punimet dyditore të samitit ekonomk të euroazisë, të cilin e organizon fondacioni Marmara në Istanbull.

Ne delegacion me Vujanoviqin marrin pjese edhe nenkryetari Vujica Llazoviq, ministrja e shkences Sanja Vllahoviq, deputeti I Forces Genci Nimanbegu,si dhe perfaqesues te tjere te institucioneve shteterore.

Gjatë samitit ne bashkëpunim me forumin Marmara eshte organizuar edhe forumi I punes kushtuar Malit te ZI te cilin e ka hapur kryetari Filip Vujanoviq.

Delegacioni nga Mali I Zi gjate forumit ka bere prezentimin e potencialeve ekonomike dhe investuese te vendit, duke I ftuar ndermarrjet turke, sidomos ato të industries së tekstilit,  që të bëjnë investime dhe të shtyjnë biznesin në  Mal të Zi, sidomos në pjesën veriore.

Afirmimi I maredhnjeve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimeve rajonale janë obligim I çdo shteti dhe është kusht I  stabilitetit global. Me këtë udhëheqje të politikës Mali I Zi është I njohur dhe I përkushtuar, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, deklaroi Vujanoviq.

Share.