FSBM: Regjistrohet gjenerata e katërt e studentëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në institucionin e vetëm të arsimit të lartë në Ulqin, Fakultetin e Studimeve të Biznesit Mesdhetar , filloi viti i ri akademik me regjistrimin e gjeneratës së katër të studentëve. Në bisedë për TV Teuta, Zv.dekani Dr. Nikola Vukçeviq, tha se ata janë shumë të kënaqur me numrin e studentëve të regjistruar, i cili është shumë më e lartë se në vitin e kaluar.

Prej këtij viti, ky fakultet do të jetë pjesë e Universitetit “Adriatik” me seli në Tivar, çka u jep lehtësi të mëdha dhe mundësi për bashkëpunim me universitetet e tjera. Këtë vit, studimet themelore akademike në Fakultetin e Studimeve të Biznesit Mesdhetar u përfunduan me sukses nga brezi i parë i studentëve.

Share.