FSAM: Regjistrohet gjenerata e tretë e studentave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Institucioni i parë dhe i vetëm i arsimit të lartë në Ulqin, Fakulteti i Studimeve Afariste Mesdhetare regjistron brezin e tretë të studentëve.  Nga ky institucion thonë  se vitin akademik e kanë regjistruar gati tri herë më shumë studentë se dy vitet e mëparshme, çka dëshmon se studentët e kanë njohur cilësinë e studimeve në këtë institucion.

Trajtimi i veçantë dhe puna me studentët, i tërheq të rinjtë në regjistrohen në këtë fakultet, ku thonë ata, çdo studenti i kushtohet vëmendje maksimale. Të gjithë ata që dëshirojnë të regjistrohen në këtë fakultet nuk është vonë, edhe pse  regjistrimi i rregullt ka kaluar pasi viti  akademik zyrtarisht fillon me 26 shtator.

 

Share.