Fronti Demokratik: Të procesohen të gjithë aktorët e trillimit të grusht shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fronti Demokratik  kërkon që të proçesohen urgjentisht të gjithë aktorët, siç thonë ata, të trillimit  skandaloz të grusht shtetit në Mal të Zi, i cili procesin zgjedhor e bëri të parregullt. Nga ky subjekt thuhet se njohuritë e reja të cilat u paraqiten nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në thelb treguan për lidhjet në mes kryeministrit  Millo Gjukanoviq  me krimin e organizuar”.

“Kjo lidhje përfaqëson një kërcënim të qartë dhe serioz ndaj Malit të Zi, për paqen dhe stabilitetin e vendit. Është e njohur se Gjukanoviq ka lidhje biznesi, personale dhe miqësore me persona që janë pjesë e krimit lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, për çka janë kryer edhe hetime të shumta, ” thuhet në deklaratën e Frontit Demokratik.

Ato thonë se Partia Demokratike e Socialistëve ka abuzuar me policinë, Prokurorinë speciale dhe Agjensinë e Sigurisë Kombëtare,  për të krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të rrezikimit të jetës së qytetarëve, duke i bërë zgjedhjet e parregullta dhe penguar daljen e pritshme në zgjedhje dhe shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Share.