Fronti Demokratik preferon Joviqeviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fronti Demokratik do të dalë pas 1 tetorit me emrin konkret të kandidatit të tyre për president, shkruajnë disa media të vendit. Sipas tyre, kandidati i këtij subjekti politik do të jetë ish ministri i mbrendshëm i Malit të Zi, Andrija Joviqeviq, i cili do të paraqitet si person i pa politizuar. Pas përplasjeve të kohëve të fundit, është e qartë se opozita nuk do të ketë kandidat të përbashkët, kurse supozohet që edhe Goran Danilloviq të jetë kandidat i subjektit të tij , Mali i Zi i Bashkuar.

Share.