Fronti Demokratik përkujton njëvjetorin e protestave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fronti Demokratik në Ulqin ka mbajtur sot një konferencë për media, me rastin e 1 vjetorit të protestave të 24 tetorit të vitit të kaluar. Kryetari i Këshillit Komunal të këtij subjekti, Millan Rolloviq, tha se me gjithë dhunën e ushtruar nga organet shtetërore, vullneti i lirë i qytetarëve nuk u thye, çka e tregoi edhe mbështetja që ato i dhanë në zgjedhje Frontit Demokratik.

Rolloviq tha se qëllimi kryesor i protestave ishte të arrihej organizimi i drejtë dhe i lirë i zgjedhjeve. Ai shtoi se disa  subjekte për dallim nga Fronti zgjodhën metodën e bashkëpunimit dhe kyçjes në qeveri, por zgjedhjet e kaluara treguan se nuk kanë arritur asgjë në këtë drejtim.

 

Share.