Fronti Demokratik përgatit protesta për në fund të vitit

0

Zyrtarët më të lartë të Frontit Demokratik kanë paralajmëruar se janë duke përgatitur terrenin për organizimin e protestave popullore, të cilat do të mbahen në fund të vitit. Sipas tyre, për protesta kanë edhe përkrahjen e disa subjekteve të tjera opozitare por nuk përmenden emra konkret. Në këto ditë ata janë duke biseduar për mënyrat dhe dinamikën e organizimit, kurse qëllimi i protestave do të jetë formimi i qeverisë teknike, largimi i pushtetit aktual dhe lufta kundër korrupsionit. Nga subjektet opozitare deri tani nuk ka pasur anjë koment në lidhje me qëllimet e Frontit Demokratik.

Share.