Fronti Demokratik: Ne nuk kemi lidhje me terrorizëm, gjithçka është cirkus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

NgaFronti Demokratik kanë deklaruar se ato nuk kanë të bëjnë fare me të ashtuquajturën tentativë për terrorizëm, dhe e kanë akuzuar prokurorin special Milivoje Katniq, se ngjarjen e ka kthyer në shfaqje cirku. Nga ky grupacion thonë se nuk do të pranojnë që personat e inkriminuar rreth kryeministrit Gjukanoviq tu vizatojnë shënjestër në ballë, dhe se nuk e njohin veten në deklaratat e prokurorit dhe kryeministrit.

Njëri nga liderët e Frontit Andrija Mandiq, tha se 5 ditë para zjedhjeve e kanë lajmëruar prokurorin Katniq për mundësinë e keqpërdorimit nga ana e PDS-së të strukturave të ndryshme me qëllim sigurimin e fitoreve në zgjedhje. Ato thonë se nuk kanë frikë nga akuzat dhe janë të gatshëm të përballen me to në çdo moment.

Share.