Fronti Demokratik: Katniq është vendosur në shërbim të Gjukanoviqit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Fronti Demokratik kanë reaguar pas informacioneve të publikuara nga prokuroria speciale, sipas të cilave një pjestar i këtij grupacioni politik është i përfshirë në grupin kriminel i cili synonte akte terroriste në ditën e zgjedhjeve. Ato e akuzojnë prokurorin Katniq se është vendosur komplet në shërbim të Millo Gjukanoviq dhe elementeve mafioze në vend, çka mund të ketë pasoja të paparashikueshme për Malin e Zi.

Sipas tyre, e gjithë ngjarja është e sajuar nga partia në pushtet për të evituar humbjen e sigurtë në zgjedhje, pasi dy shtetasit rus të përmendur në media nuk njihen e as nuk kanë pasur asnjë kontakt me zyrtarët e Frontit.

Nga ky subjekt thonë se mbeten të përqëndruar vetëm në metodat politike dhe janë për zgjidhje paqësore të konflikteve.

Share.