Francezet investitore potencial per Plazhin e Madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa investitorë nga Franca të shoqëruar nga princi Nikolla Petroviq, janë pritur nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe zyrtarë të tjerë të komunës. Ata kanë treguar interesimin për të investuar në fushën e turizmit në Ulqin, specifikisht në projektimin e më pas ndërtimin e  një kompleksi turistik në Plazhin e madh, që do të sillte, impakte të mëdha ekonomike, si dhe punësimin e sa më shumë njerëzve.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu  ka shoqëruar investitorët në Plazhin e madh, ku patën mundësi për të parë  një hapsirë me sipërfaqe 100 mijë m katrorë, e parashikuar me plan  për këtë investim. Nën shoqërinë e investitorëve ishin  dhe përfaqësuesit e ndërmarrjes publike  ”Të mirat detare”.

Investitorët kanë mbetur mjaft të kënaqur me ambientin e vizituar  dhe kanë insistuar  në përshpejtimin e  procedurës për të ndërtuar një kompleks turistik.Cungu për televizionin Teuta tha se këto  janë investitorët më potencial për  realizimin e këtij projekti.Në fund të  takimit  u dakordua që Komuna të ndërmjetësojë që Ministria e Turizmit në Mal të Zi të hapë konkursin ideorë rreth këtij projekti gjigand ku do të merreshin në konsideratë dhe propozimet e investitorëve.

Kryetari Cungu u  siguroi  investitorëve francez mbështetjen e Komunës në këtë proces,si dhe përshpejtimin e tij.

Share.