Kompania “Mesopromet” nga Bijellopola do të ndërtojë hotel me katër yje në Ulqin , ka kumtuar drejtori dhe pronari i kësaj ndërmarrje , Hilmi Franca .
Ai tha se ka dorëzuar kërkesën për marrjen e lejes së ndërtimit për hotel me katër yje , i cili parashikohet të ndërtohet në Ulqin në Bulevardin” Teuta” që të çon në plazhin e madh.
“Hoteli do të ndërtohet në parcellën të cilën e kemi blerë dy vjet më parë, nëse e fitojmë lejen e ndërtimit,hoteli mysafirët e parë do ti pranojë vitin e ardhëm” shprehet Franca.
Hoteli me 60 dhoma do të jetë në largësi nga shkuma e detin 500 metër,ndërsa në ndërtimin e hotelit do të investohet 2.5 milion euro.