Franca dhe Belgjika heqin një mori kufizimesh kundër koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

 

Franca dhe Belgjika kanë hyrë në fazën e re të heqjes së kufizimeve për luftim të koronavirusit. Në Francë, baret, restorantet, palestrat dhe pishinat janë duke mirëpritur njerëzit në ambiente të mbyllura, për herë të parë në shtatë muaj. Belgjika po ashtu ka hequr kufizimet për ambientet e mbyllura në kafe dhe restorante. Megjithatë, të dyja vendet kanë kufizuar numrin e personave që mund të vizitojnë këto ambiente. Hapësirat e jashtme, ndërkaq, do të mund të shfrytëzohen plotësisht.. Ora policore gjatë natës do të shtyhet për dy orë, që i bie se njerëzit në Francë do të mund të lëvizin deri në orën 23:00. Vizitorët nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Australia, Izraeli, Libani dhe Koreja Jugore, do të mund ta vizitojnë Francën pa test PCR për koronavirus, nëse janë të vaksinuar me ndonjë nga vaksinat e miratuara nga blloku evropian.

Share.