Forumi MNE dhe dhe RYCO mbajtën seancë informative me OJQ-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forumi MNE , Misioni i OSBE-së në Mal të Zi, Ministria e Financave, dega lokale e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, dhe Ministria e Sportit, kanë nisur një program me qëllim të informimit rreth programeve  të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor. Ky projekt përfshin të gjitha pjesët e vendit dhe i dedikohet të rinjëve, strukturave rinore, sektorit civil, institucioneve të kulturës, shkollave të mesme dhe zyrave lokale rinore. Seanca e dhjetë dhe e fundit e këtij projektit u mbajt në Këndin e Rinisë në Bibliotekën e qytetit “Mirko Srzentiq”, e cila u ndoq nga përfaqësuesit e OJQ-ve nga Ulqini dhe Tivari.

Elvira Haxhibegoviq Bubanja nga Forumi MNE tha se janë duke u përpjekur të krijojnë lidhje në mes të të rinjve në vendet e rajonit, pasi hulumtimet e kohëve të fundit tregojnë se të rinjtë nuk janë mjaft të njohur me zakonet dhe mentalitetin e kolegëve të tyre në rajon dhe pikërisht  me këtë projekt  synojnë  të përmirësojnë bashkëpunimin në mes të zyrave të tjera lokale .

Share.