Formula 1: Hamilton me Mercedes fitoi garën e Çmimit të Madh të Anglisë.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Anglisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Silverstone. Piloti britanik bëri një garë të mirë në pistën e shtëpisë së tij, duke rikuperuar në pjesën e dytë të garës një disavantazh të madh që kishte ndaj Charles Leclerc me Ferrari, që u rendit i dyti. I treti u klasifikua Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes. Hamilton arriti të triumfojë edhe pse mori një penalitet prej 10 sekondash pas kontaktit me Max Verstappen (Red Bull) në xhiron e parë.

Holandezi doli nga pista dhe e mbylli këtë garë pa asnjë pikë, duke bërë që Botërori 2021 i Formula 1 të rihapet pas kësaj gare spektakolare. Tashmë diferenca është ngushtuar në 8 pikë

Share.