FORCA URON THAÇIN: PRESIM THELLIM TË MARËDHËNJEVE DHE BASHKËVEPRIM

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e votimit të Hashim Thaçit për President të Republikës së Kosovës, Forca e re demokratike i dërgoi një telegram urimi të cilin mund ta lexoni në tërësi:

I nderuar zotëri Hashim Thaçi,

Në emër të Forcës së Re Demokratike, dhe në emrin tim personal dëshiroj të ju përcjellë urimet më të përzemërta dhe të sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj për President të Republikës së Kosovës.

Uroj që postin e njeriut të  parë të Republikës së Kosovës, do ta ushtroni me përkushtim të plotë për të vendosur marëdhënje të mira ndërqytetare dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë në integrimin e Kosovës në Institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Shpresojmë se Kosova, edhe gjatë menaxhimit tuaj të ardhshëm do të vazhdojë traditën e fqinjësisë së mirë, sidomos në bashkëpunim me subjektet dhe strukturat e popullit shqiptarë në Mal të Zi.

Forca e Re Demokratike, si partia më e madhe shqiptare në Mal të Zi, ka dëshirë të thellojë marëdhënjet  edhe më fuqishëm me institucionet dhe popullin e Kosovës, për të  përafruar  bashkëveprimin tonë kombëtarë përgjatë sfidave të shumta që duhen kaluar.

Edhe njëherë Urime postin e Kryetarit të Republikës së Kosovës dhe suksese në punën e mëtejshme.

Me nderime,

Nazif Cungu

Kryetar i Forcës

Share.