Forca uron Ramën për fitoren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Socialiste e Shqipërisë

Kryetar, z. Edi Rama

 I nderuar Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, zotëri Edi Rama,

Dëshiroj që në emër të partisë politike Forca e Re Demokratike dhe në emrin tim personal, të ju uroj fitoren e bindshme në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Republikën e Shqipërisë.

Me shumë vëmendje e kemi përcjellur procesin zgjedhor dhe ju përgëzojmë për rezultatin e arritur  përmes votës së popullit e cila ju dha besimin që të udhëheqni Republikën e Shqipërisë edhe në mandatin e  ardhshëm katër vjeçar, të tretin me radhë.

Populli shqiptarë në Mal të Zi pret nga ju një bashkëpunim edhe më të fuqishëm gjatë mandatit të ardhshëm, të jeni dorë e shtrirë në ndihmën e realizimit të çështjeve shqiptare në Mal të Zi, kurse ne do të jemi çdoherë urë lidhëse e avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe promovimit të fqinjësisë së mirë në mes të Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë.

Suksese dhe punë të mbarë në mandatin e radhës!

Me nderime,

Nazif Cungu

Share.