Forca përkrah shpalljen e Shtajnaker si qytetare nderi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forca e Re Demokratike e ka përkrahur iniciativën e Partisë Socialdemokrate për shpalljen e ish ambasadores së Gjermanisë në Malit të Zi Gudrun Shtajnaker, si qytetare nderi e Ulqinit.

Këshilltari i kësaj partie Ardian Mavriq, në Kuvendin Komunal propozoi vendsojen e kësaj iniciative në rend të ditës, çka edhe u pranua me shumicë votash. Ky propozim, si dhe pika tjera të rendit të ditës, priten të dalin në votim ditën e premte, kur edhe pritet vazhdimi i seancës.

Ish ambasadorja Shtajnaker ishte mbrojtsja më e zellshme e Kripores së Ulqinit, e cila gjatë gjithë mandatit të saj luftoi për angazhimin e qeverisë së Malit të Zi në mbrojtjen e Kripores dhe sigurimin e kushteve për ruajtjen e mjedisit dhe biodiverzitetit në këtë zonë.

Share.