Forca: Ne u përpoqëm për zhvillimin e qytetit, fituam një menaxhim të paaftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

KUMTESË

 Lidhur me deklaratën e përbashkët të PDS-së me partnerët tradicionalë të dates 23 shkurt 2021, për qytetarët e Ulqinit dhe simpatizantët tanë, ne informojmë sa vijon.

Fillimi i bashkëpunimit me PDS daton që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, kur Forca mbajti postin e kryetarit të Komunës. Atëherë kemi pasur bashkëpunim të mirë me Qeverinë e Malit të Zi të cilën e kemi përkrahur edhe formalisht. Vizioni ynë ishte i qartë: ne u përpoqëm për zhvillimin e qytetit dhe konsolidimin e administratës së Komunës dhe shërbimeve të saj. Ne vepruam me sukses megjithë orekset e ndryshme dhe pengesat nga partnerët e atëhershëm të koalicionit tradicional. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2018, u premtua se nuk do të kishte zhvillim nëse PDS nuk merr pozitën e kryetarit të Komunës, duke u dërguar asokohe edhe sot një mesazh të caktuar votuesve se shqiptarët nuk janë të aftë të drejtojnë dhe zhvillojnë komunën e tyre.

Ne menduam se ata do të vazhdonin vizionin tonë të zhvillimit dhe hymë në një marrëdhënie zyrtare me PDS-në e cila përfaqësoi edhe partnerët e saj tradicionalë. Ne në trashëgimi lamë projekte të gatshme, aranzhime të kredive dhe një sistem të konsoliduar të punës. Ne ishim të gatshëm për të marrë pjesë në realizimin e planit strategjik të qytetit dhe vizionin e zhvillimit.

Së shpejti filluan sygjerime të paarsyeshme, menaxhim i kotë dhe i paaftë i qytetit në çdo aspekt. Sigurisht, ky dallim i vizioneve dhe karakteristikave personale të përfaqësuesve tanë në Komunë u pa që në fillim. Edhe gjatë debateve në Kuvend, mund të vërehej se kishim një koalicion bipolar i cili kishte PDS me partnerë tradicionalë në njërën anë dhe Forca në anën tjetër. Kjo ndodhte edhe në takimet e koalicionit ku ne ishim të gatshëm për zgjidhjen e problemeve dhe trajtimin e duhur dhe jo thjesht për ngritjen e duarve dhe aminizimin e akteve të paqarta, premtimeve dhe interesave të paqarta që u bënin gjatë takimeve të izoluara të koalicionit tradicional në të cilin ne as nuk ishim të ftuar e as nuk do të merrnim pjesë.

Parimisht, për shkak të mungesës së vullnetit të kontraktorëve, kontrata përfundon. Një marrëveshje e dytë mbetet në fuqi ama, zyrtare ose jo,  midis PDS-së dhe partnerëve tradicionalë të tyre, për vullnetin,  arsyet dhe vizionin e të cilës do të vendosin qytetarët në zgjedhje.

 Dr. Ilir Çapuni

Share.