Forca: Mesazh ngushëllimi ambasadës franceze në Podgoricë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Forcës Nazif Cungu, i dërgoi një mesazh ngushëllimi ambasadores së Francës Veronique Brumeaux, me rastin e sulmeve terroriste në Paris.

“Me pikëllim të thellë e kam marrë lajmin për sulmet terroriste që goditën vendin Tuaj, në të cilët humbën jetën një numër i madh njerëzish të pafajshëm.
Në emrin tim personal dhe të antarëve të partisë që përfaqësoj, Juve dhe qytetarëve francez ju dërgoj ngushëllimet më të sinqerta.”, thuhet në mesazhin e Forcës së Re Demokratike.

Share.