Forca: Mesash ngushëllimi për tragjedinë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Forca e Re Demokratike i ka dërguar mesazh ngushëllimi  ambasadës së Maqedonisë në Podgoricë, me rastin e tragjedisë në Shkup, ku si pasojë e motit të keq humbën jetën mbi 20 persona.

“Lajmi i fatkeqësisë natyrore që ka shkaktuar vërshimet  dhe humbja e jetës së qytetarëve na tronditi thellë. Ne këto çaste të vështira jemi pranë familjeve të viktimave.Në emrin tim dhe në emër të partisë që unë përfaqësoj pranoni ngushëllimet më të sinqerta.”, thuhet në mesazhin e nënshkruar nga kryetari i partisë Nazif Cungu.

Share.