FORCA me një program të qartë për zhvillimin e turizmit në Komunën e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ulqin, 30/01/2018

FORCA me një program të qartë për zhvillimin e turizmit në Komunën e Ulqinit

Forca e Re Demokratike e konsideron zhvillimin e mëtejshëm të turizmit si prioritetin kryesor dhe synon që sezoni turistik të zgjerohet e të sigurohen vizitorë gjatë gjithë vitit për të pasur një impakt më të madh në ekonominë e Komunës së Ulqinit. Prandaj do të promovohen edhe format alternative të turizmit sikurse janë turizmi shëndetësor, sportiv, kulturor, i aventurës dhe rural. Po ashtu do të organizohen aktivitete të shumta kulturore e sportive me karakter kombëtar e ndërkombëtar në mënyrë që vizitorët të vijnë tek ne edhe ne para sezone dhe post sezone.

Drejtuesit dhe kandidatët e FORCËS kanë përvojë personale dhe ekspertizë të mirëfilltë në fushën e turizmit dhe këtë gjë e kanë dëshmuar gjatë dy viteve të fundit në qeverisje te Komunës duke bërë përgatitjet në kohën e duhur dhe duke ndërmarrë ato investime infrastrukturore që kanë mundësuar sezone turistike të suksesshme. Në të ardhmen FORCA do të vazhdojë me modernizimin e infrastrukturës që do tërheqë turistë të rinj.  Pas përfundimit të rrugës Krythë-Ulqin FORCA do të përpiqet të sigurojë fonde për zgjerimin e rrugës së Shtojit dhe do të bëj lobim për hapjen e pikës së re kufitare të Bunës. Ky vendkalim do ta afronte bregdetin tonë më shumë me pushuesit tradicionalë të Kosovës dhe do ta integronte bregdetin tonë me pjesën tjetër të Adriatikut duke e pasuruar ofertën tonë turistike.

Po ashtu FORCA ka krijuar dhe do të vazhdojë të kultivojë një klimë sa më të mirë biznesore për të nxitur investime të reja në hoteleri. Fal mundësimit të miratimit të Planit Hapësinor të Komunës së Ulqinit dhe krijimit të mjedisit të përshtatshëm për afaristat në Komunën janë ndërtuar në vitet e fundit rreth 15 hotele të reja cilësorë me katër yje. Edhe në të ardhmen FORCA do të inkurajojë këto  tërheqjen e këtyre investimeve që shkojnë drejt pushuesit elitar.

FORCA në krye të komunës së Ulqinit ka promovuar dhe të vazhdojë ta bëj me më shumë përkushtim në të ardhmen, promovimin sa më profesional të Komunës së Ulqinit si destinacion i prefaruar për turistë nga  gjithë bota. Pë rkëtë arsye përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit do të marin pjesë në panairet më prestigjioze të turizmit dhe do të angazhohen kompanitë më cilësore të marketingut  dhe marrëdhënieve publike për të bërë një promovim dinjitoz ndërkombëtar të turizmit.

Një tjetër prioritet i rëndësihëm i FORCËS për turizmin në mandatin e ardhshëm ka për të qenë zhvillimi i agroturizmit. Tashmë janë identifikuar dhe promovuar disa lokacione për të ndërtuar fshatra etnik, ekologjik apo resorte të agroturizmit dhe janë bërë përpjekje për të tërhequr investitorë të huaj. Duke huazuar nga përvojat më të mira ndërkombëtare ne do ta bëjmë Komunën e Ulqinit një atraksion edhe për peizazhin natyror e rural në zonat piktoreske të Komunës së Ulqinit si për shembull buzë Bunës, në Shas apo në fshatrat malorë të Anës së Malit.

Share.