FORCA KUNDËR NDËRTIMIT TË ASHENSORIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Forcës së Re Demokratike, Nazif  Cungu, në një deklaratë për TV Teuta  ka thënë se dihet mirë qëndrimi i  këtij subjekti politik që bashkëqeveris me  pushtetin lokal të Ulqinit, se  nuk e mbështet  vendimin  e Komisionit të cilin e ka ngritur kryetari i Komunës lidhur me këtë objekt, as koalicioni që udhëheq me  Komunën,nuk ka marrë ndonjë vendim, siç qarkullojnë lajmet nëpër portale.Komisionin e ka përzgjedhur vetë kryetari i ekzekutivit.

Cungu  ka thirrë kryetarin Fatmir Gjeka  që  ta tërheq këtë vendim.Ai shton se mbi ashensorin mund të debatohet edhe në Kuvendin  Komunal,madje edhe të organizohet edhe referendum.

Share.