Forca: Kryetari  i ri i Kuvendit Haxhi Sulejmani nuk i trembet as Ligjit as dëmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas shkeljes së Ligjit për vetqëverisje lokale, Statutit të Komunës , Rregullorës  së Punës së Kuvendit në mbledhjen e datës 8 prill shumica e  re parlamentare tentoi në disa raste për të shkarkuar Sekretarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Edhe pse votimi e tregoi qartë se nuk i kishte kuorimin për shkarkim sepse disa këshilltarët nuk mund të shkelnin personalitetin dhe integritetin e vet duke treguar kulturë politike dhe sjellje të duhur ndaj parasë publike dhe taksave të qytetarëve tonë , sot kjo shumicë e re parlamentare përsëri bëri atak ndaj institucionit më të lartë vendimarrës siç është Kuvendi  dhe në vazhdimin e mbledhjes të mbajtur sot rrikthej pikën e rendit të ditës nga mbledhja e kaluar dhe konstatoi shkarkimin e sekretarit.

Kjo është një praktikë e paparë deri më sot në Kuvendin e Ulqinit.

Ramazani është muaji i vetëpërmbajtjes në ushqim e të folur dhe është muaji kur zemrat mbushen me mëshirë. Është bërë rregull i pashkruar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit që në Ramazan të mos mbahet seancë.  Dje, shumica e re ka vendosur që të shkelë çdo parim, çdo rregullore e çdo ligj duke caktuar “vazhdimin” e mbledhjes së Kuvendit për të sot në ora 11 e pastaj edhe për ora 16.

 

Këshilltarët e Forcës së Re Demokratike nuk kanë marrë pjesë në këtë tubim para iftari për të cilin ftesat mbërrijnë me SMS e telefon e në të cilin votimet bëhen me aklamacion. Kësaj mënyre të funksionimit të një kuvendi, është vështirë për t’i bërë opozitarizëm të rregullt e të kulturuar.  Është hera e parë në 30 vjet parlamentarizëm në Mal të Zi, që këshilltari po tërhiqet zvarrë si person pa qëndrim, pa parime, pa dije dhe pa dinjitet.

Rikujtojmë PDS që sekretari i Kuvendit të Komunës së Tuzit vijon punën normalisht si profesionist nga rradhët e PDS dhe nuk është shkarkuar falë kuptimit të drejtë të ligjit dhe dëmit si dhe respektit për profesionistët. Situata e njëjtë është edhe në Shërbimin e Kuvendit të Tivarit të cilin e udhëheq kuadro e SD. Gjithashtu, ftojmë kryetarin e Komunës Aleksandar Daboviq që si kujdestar i Buxhetit të Komunës të prononcohet për dëmin e mbi 50000 euro nga Buxheti që po i shkaktohet Komunës e cila nën kujdestarinë e tij po del jashtë suazave të ligjit dhe ligjshmërisë.

Forca e Re Demokratike në rrugëtimin e saj opozitar do të jetë çdo herë në mbrojte të kauzave të drejta për qytetin e Ulqinit si dhe do përkrahim çdo vendim që do jetë në zhvillim të jetës së qytetarëve dhe qytetit tonë. Theksojmë që kemi forcën, diturinë dhe vendosmërinë për t’i bërë ballë këtij dhe çdo koalicioni dëmtues të Komunës së Ulqinit.

E drejta dhe e vërteta do të mbrohet në institucionet e gjyqësorit dhe prokurorisë! Ne do të mbrojmë të drejtat dhe taksat tona kurse ju, që krijoni përçarje, urrejtje dhe ndarje vetëm për përfitime vetiake e karieriste dhe ju që ligjin e shkelni me vetëdije, qofshit në mëshirën e Zotit.

 

Këshilltarët e Forcës së Re Demokratike

Share.