Forca-Krajë: “Festa e gështenjave” është kthyer në promovim politik të individëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dega e Forcës së Re Demokratike në Krajë ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së organizimit të “Festës së Gështenjave”, duke e quajtur atë “promovim politik të individëve”.

Sipas këtij subjekti , kjo festë duhej të ishte një panair i vlerave kulturore dhe bujqësore të kësaj treve dhe jo të shfrytëzohej nga individë për qëllime politike. Ato theksojnë se për këto arsye , së bashku me pjestarët tjerë të koalicionit shqiptar, kanë refuzuar të marrin pjesë në këshillin e bashkësisë lokale të Krajës. Nga Forca thonë se janë pro çdo manifestimi dinjitoz i cili do të promovonte vlarat autentike të zonës dhe jo atyre që importohen nga trevat e tjera.

Share.