Forca kërkon diskutim në Kuvend për kërkimet e naftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komuna e Ulqinit
Kuvendit të Komunës së Ulqinit
n/d Kryetarit – Haxhi Sulejmani
Ulqin, 23.03.2021
Nr. 947/21
Në bazë të nenit 63 dhe nenit 54 të Statutit të Komunës së Ulqinit , Klubi i këshilltarëve të
Forcës së re demokratike i propozon Kuvendit të Komunës së Ulqinit; që në mbledhjen e
dytë të Seancës së Parë të Rregullt të shqyrtohet dhe diskutohet : ÇESHTJA E
HULUMTIMIT TË NAFTËS NË AFËRSI TË ULQINIT dhe të sjellim PËRFUNDIMET në
lidhje më hapat konkrete që duhet të ndërmarrim në mënyrë institucionale nëpërmjet
Komunës së Ulqinit.
Arsyetim
Në vazhdën e një sërë planesh për investime të nisura nga pushteti qendror në
qytetin e Ulqinit, bëhet e qartë që, përveç centralizimit të pushtetit në të gjitha fushat, bien
në kundërshtim më të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare, dhe jo vetëm kaq por si
popull pakicë autokton në qytetin e Ulqinit nuk kemi të drejtë për të marrë vendime për të
ardhmen e qytetit dhe qytetarëve.
Forca e Re Demokratike e përfaqësuar në pushtetin qendror nëpërmjet deputetit të
vet dhe në Kuvendin e Ulqinit me këshilltarët e saj, nuk zbrapset nga mbrojtja e kauzave
tona që janë postulate për popullin tonë autokton, në mbrojtjen e potencialeve tona
natyrore, ekonomike, kulturore dhe kombëtare që duhet, para së gjithëve, të jenë në
shërbim të zhvillimit dhe mirëqenies së banorëve të Ulqinit.
Mjafton të përmendim Valdanosin, Kriporen, marrjen e kompetencave të
planifikimit hapësinor, kufiri i të mirave detare, sulmet e vazhdueshme në trashëgiminë
kulturore, historike e kombëtare si dhe privatizimet plaçkitëse të ekonomisë sonë që është
ndërtuar me kontributet tona. Së fundmi, kësaj liste i bashkëngjitet investimet në hotele ,
centralet më erë, elektrana solare në Mal të Brisë dhe hulumtimet për naftë janë bërë dhe
bëhen kundër popullit të Ulqinit, qytetit të Ulqinit dhe Komunës së Ulqinit dhe ne si Force
e re demokratike vetëm na bën edhe më të fortë në mbrojtje të qytetit dhe qytetarëve të
Ulqinit.
Neglizhimi i institucioneve të Ulqinit dhe të zgjedhurve të popullit është bërë pjesë
normale. Aq normale saqë në emisionin Reflektor të 23 marsit në TV Vijesti, për çështjen e
hulumtimeve të naftës në fund detin e Ulqinit marrin pjesë kushdo, bile profesorë të gjuhës
serbe nga Budva, ama askush nga Ulqini.
Për këtë arsye, Komuna e Ulqinit ka për obligim që këshilltarëve të ju sjell të gjithë
dokumentacionin në lidhje më hulumtimet e naftës në afërsi të Ulqinit , më qëllim që të
zbardhen vendimet e qeverive të Malit të Zi lidhur me këtë, e për të cilat ne si parti kemi
qenë kundër edhe në Parlamentin e Malit të Zi .
Kuvendi duhet të diskutojë dhe të sjell përfundime : për impaktin në mjedis dhe
ekonomi, për shkatërrimin e bregdetit dhe ndërrimin e destinacionit nga një qytet
turistik në qytet industrial , për shkeljen e konventës për vetëqeverisje lokale ,
nënshkruese e të cilës është edhe Mali i Zi, shkeljet e të drejtës së popujve autokton
siç janë shqiptarët në Mal të Zi, referendum lokal e deri në protesta.
Përfundimet që do të merren në Kuvend duhet t’i dërgohen Qeverisë por edhe
Komunave bregdetare në Mal të Zi si dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në
Mal të Zi.
ULQIN, 23.03.2021
Për Klubin e Këshilltarëve,
Dr. Ilir Çapuni

Share.