FORCA fiton mendim pozitiv, pa kusht për raportet financiare

FORCA fiton mendim pozitiv, pa kusht për raportet financiare

0

Institucioni Shtetëror i Auditimit i ka dorëzuar Kuvendit raportin vjetor mbi revizionet e kryera dhe mbi aktivitetet e tyre njëvjecare. Gjatë kesaj periudhe ata kanë kryer 63 auditime, prej te cilave 16 janë të subjekteve politike për vitin 2017 dhe 18 për vitin 2016. Ky institucion nga subjektet shqiptare ka bërë auditimin e Forces se Re Demokratike, Alternatives Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare.                                                                                                          Forca e Re Demokratike ka fituar mendim te dyfishte pozitiv, pa kushte si për vitin 2016 edhe për vitin 2017,  duke i respektuar te gjitha regullat  e raportit financiar dhe duke i harmonizuar me të gjitha ligjet dhe rregullat tjera të cilat identifikohen si kriterijume të auditimit, thuhet në publikimin e Institucionit Shteterore te Auditimit.                Alternativa Shqiptare për vitin 2017,  ka fituar mendim pozitiv në raportin financiar vjetor dhe mendim me kusht për harmonizimin e punëve financiare me rregullat ligjore. E njëjta gjë vlen edhe për Lidhjen Demokratike Shqiptare, e për vitin 2017 ka fituar mendim pozitiv për Raportin financiar dhe mendim me kusht për harmonizimin e punëve financiare me rregullat ligjore. Poashtu në raport thuhet se LDSH për vitin 2016 nuk i ka plotësuar të gjitha rekomandimet e Institucionit Shtetëror të Auditimit.

 

Please follow and like us: