Forca e Re Demokratike dënon ngjarjet në Berane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Reagim për ngjarjet në Berane

Forca e Re Demokratike dënon ashpër ndodhitë e këtyre dy ditëve të fundit në Berane, kur fantazmat e viteve nëntëdhjeta sërish ngritën kokë. Politika për të cilën kemi menduar se ishte e mundur një herë e përgjithmonë shihet në grafitet rrugëve të Malit të Zi, duke na përkujtuar gjuhën e urrejtjes që është ngulitur thellë në kujtesën tonë dhe që për pasojë pati Srebrenicën, Raçakun, Merkalet, Lorën, Hajlen.

 

Kërkojmë nga organet shtetërore aksion të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që mbjellin urrejtje ndërnacionale dhe ndërfetare, ndërsa nga subjektet politike, që garojnë në zgjedhjet e këtij viti presim përhapjen e gjuhës së tolerancës dhe dënimin e ashpër të këtyre veprimeve.

 

Press shërbimi

Forca e Re Demokratike – FORCA

Share.