Fondacioni i Lorik Canës do të ndihmojë në rehabilitimin e fushave sportive në Sukubinë

0

Gjatë qëndrimit të tij në Ulqin, ish kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, premtoi se fondacioni i tij “Lorik Cana 5” , do të ndihmojë në zhvillimin e sportit në qytetin tonë. Më konkretisht për këtë është publikuar në llogarinë e këtij fondacioni në Facebook, ku njoftohet se vitin tjetër ky fondacion do të ndihmojë rehabilitimin e fushave sportive të shkollës në Sukobinë. “Të gjithë të rinjtë e kësaj zone do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë fushat për futboll ,vollejboll dhe basketboll, falë nje investimi shumë serioz nga Z. Richard Lukaj në bashkëpunim me Fondacionin LC5”, thuhet në ndër të tjera në këtë postim.

Share.