“Fondacioni Dëshmia” siguron dru për ngrohje për familjet në nevojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Fondacioni Deshmia” në këto ditë të ftofta të dimrit ka nisur akcionin për sigurimin e druve familjeve në nevojë,si dhe jetimave në Anë të Malit ,Krajë dhe Ulqin.Kryetari I këtij Fondacioni,tash më humanisti I njohur nga Ana e MAlit Astrit Nikaj tha për televizionin Teuta se gjer më tani kanë siguruar 10 traktorë dru  të cilat janë shpërda familjeve me kushte të rënda ekonomike.

Pa dyshim, që pandemia ka ndikuar edhe në përkeqësimin e situatës ekonomike të shumë familjeve,por sipas Astrit Nikës zemërgjërësia dhe humanizmi I popullit nuk ka ngecur,përkundrazi shprehet ai kemi një popull shumë solidarë,sidomos mërgata është ajo që gjendet në çdo situate pranë vendlindjes.

Nikaj shprehet se do të vazhdojë të jetë gjithmonë pranë njerëzve në nevojë dhe se nuk do të ndalet me akcione bamirëse.

Share.