FOCUS:Azili i qenve.Një foto sa një mijë fjalë, ku qendron e vërrteta?

0

Si çdo të mërrkurë mbrëma emisioni FOKUS nga Ilmira Lika në ekranin e Tv Teuta, trajton temat aktuale, kështu, këtë të merkurën me 15 janar,  u diskutua për azilin e qenve në Ulqin, i cili pati një bujë të madhe mediatike pas publikimit të disa fotove të qenve të këtij azili, që dukeshin në gjendje shumë të keqe.

Në panelin e studios për diskutim rreth  kësaj teme ishin të pranishëm Xhemal Ravja, doktor i mjekësisë veterinare, specialist i kirurgjisë, Mustafë Gorana sekretar i sekretariatit për veprimtari komunale në Komunën e Ulqinit dhe Xhelal Zati shef i azilit të qenve pranë NP “Veprimtaritë komunale”në Ulqin.
Xhelal Zati shefi i azilit deklaron se “ne kemi rreth 60 qen në azil, 43 në bokse kurse të tjeret për rreth bokseve” dhe shton më tej se fatëkeqësi e tyre eshtë se “na bijnë qentë në mbrëmje”.

Doktor Xhemal Ravja thotë se “vetë projekti i azilit nuk është nisur mirë” dhe se azili “me kategorinë e qenve që ka qyteti nuk mundë ti  përmbush nevojat” dhe që një projekt i mirë i formuluar nga ai është refuzuar nga komuna, duke shtuar se azili ka nevojë “për njerëz të trajnuar”.
Mustafë Gorana sa i përket fotove tregon se “kemi mbetur të befasuar” dhe se pas konsulltimit me mirëbajtsit e azilit janë njoftuar se “qentë e azilit që janë të fotografuar,janë të sëmurë”. Gorana sa i përket projektit të dr Ravjes përgjigjet se kostoja ishte shumë e lartë, por pajtohet plotësisht me të se “azili ka nevojë për njerëz të trajnuar”.

Share.