Focus: Ligji mbi lirite fetare dhe statusi juridik i bashkesive fetare

0

FOCUS: Ligji mbi liritë fetare

Në emisionin Fokus në TVT të drejtuar nga Ilmira Lika u diskutua tema  mbi lirinë fetare. Të ftuar në emision ishin  avokatët Anton Markiq dhe Sami Misherri dhe Xhemal Peroviq drejtor i OJQ Mogul.
Anton Markiq tha se ky ligj ka të metat e veta si të gjtha ligjet dhe që ska dyshim se ky ligj mund të formulohej me mirë, mirëpo sipas tij, “ky ligj ka qenë një projekt pesë vjecar dhe që kanë mundur të japin mendimin e veta dhe mendoj se nuk cenon asnjë fe”.

Edhe për vetë Fuad Çekiq dhe Don Simon Filipaj të intervistuar nga stafi i emisionit FOKUS,  ky ligj nuk perbën ndonjë problem apo diskriminim të bashkësive fetare.
Z.Markiq e shikon këtë ligj si të nevojshem për pamvarsin e Malit të Zi dhe deklaron  se për  ligjin në fjalë është duke u ankuar vetëm kisha ortodokse serbe.
Z.Sami Misherri thotë se: “sipas nenit 12 të këtij ligji, objektet që prezantojnë të mirat kulturore të Malit të Zi, e të cilat të drejtë përdorimi i ka bashkësia fetare, nuk mundë të tjetërsohen, largohen në vend tjetër ose të dalin jashtë shteti, pa pëlqimin e qeverisë”. Më tej  z.Misherri shton se “ky ligj ka marr pelqimin edhe nga vetë Komisioni i Venedikut dhe se nuk e shikon  cenues nga ana ligjore, dhe se ai do të dëmtojë vetëm ata që nuk kanë prova për pronësi”.

Drejtori i OJQ Mogul Xhemal Peroviq e sheh këtë ligj edhe si lëvizje të mundshme taktike të DPS-së për ti fituar zgjedhjet e ardhshme dhe se reagimet e ashpra nga opozita, posaçërisht reagimi i Andirja Mandiq i cili në parlament bëri publikisht thirrje për luftë, do ti shkojnë të gjitha në favor të partis së Millo Gjukanoviq.

Share.