FOCUS: Deklarata e Ulqinit per parandalimin e mbeturinave detare(video 22.01.2020)

0

Në mbërojtje të natyrës

Si çdo të mërrkurë mbrëma ne ora 20.30 në ekranin e TV Teuta ne emisioni Focus nën drejtimin e Ilmira Likës trajtohen tem ate ndryshme që prekin qytetin tonë. Tema e emisionit të radhes ishte Nënshkrimi i Deklaratës së Ulqinit për Parandalimin e Mbeturinave Detare.

Të pranishëm në studio për diskutim rreth kësaj teme ishin z.Hermann Plumm drejtor i programit, z.Loro Nrekiq, kryetari i Komunes se Ulqinit, z. Kristo Kico kryetar i Bashkise se Finiqit, z.Ermal Paci nenkryetar i Bashkise se Lezhes dhe Gavrosh Zela kordinatorë I projektit.
Hermann Plumm drejtor I  programit tregon se”projekti është I financuar nga Gjermania dhe I miratuar në vitin 2017  për mbështetje të vendëve ballkanike me një buxhet prej 4,5 milion euro“.  Kordinatori Gavrosh Zela shprehet që projekti në fjalë ka tre pika kyçe “bashkpunimi rajonal në mes komunave , mbështetje e parandalimit të mbeturinave dhe masat që duhet të merren për parandalimin e mbeturinave”. Ai shtonë se gjatë projektimit të planit janë diskutuar”cfarë masash duhet të merren dhe cilat nga këto ide duhet zhvilluar”.

Share.