FLASIM: Si e luftova sëmundjen e kancerit të gjirit

FLASIM: Si e luftova sëmundjen e kancerit të gjirit

0

Sonte në orën 20:30 në  TV Teuta mund të ndiqni emisionin “Flasim” me gazetaren Dafina Teliqi.

Emisioni i natës së sotme do të ketë karakter edukativo-shëndetësor, ku do të trajtohet një sëmundje tejet e përhapur në rruzullin tokësor, por që nuk kursen as popullatën tonë; kjo është sëmundja e kancerit të gjirit.

 

Për të folur mbi këtë sëmundje e ftuar në emision është dr. Zylfije Gjoni Duraku- kryeshefe e Maternitetit dhe gjinekologe e specializuar, si dhe në një rrëfim ekskluziv se si e ka luftuar këtë sëmundje dhe i ka bërë ballë asaj është zonja Nazire Llolla, përndryshe infermiere në pension.

Se si e luftoj këtë sëmundje do të keni mundësi që gjatë emisionit të ndiqni edhe rrëfimin e zonjës Rada Pogjanin.

Please follow and like us: