Flamuri i kaltër për të pesëmbëdhjetin vit me radhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pikë kryesore e komunës së Ulqinit është turizmi, prandaj edhe pronaret e plazhave kujdesen që të sjellin për pushuesit e vet kushtet më të mira të mundshme. Edhe këtë vitë qyteti ynë dëshoi se plazhet më të rregullta në rajon ku në ceremonin solemne të mbajtur në Bokën e Kotorrit u ndanë gjithsej 18 flamuj të kaltër plazheve bregdetarë të Malit të Zi ku 6 i takuan komunës së Ulqinit.

Ne vizituam plazhin Toni Grill i cili është edhe njëri ndër 6 plazhet që u shpërblye me këtë flamur. Anton Nikolla tha për televizionin Teuta se ato çdo herë punojnë për një shërbim sa më të mirë ndaj pushuesve të vetë, dhe se ky flamur është një shpërblim i përkushtimit të tyre për 15 vite me rradhë.

Ai shtoj se këtë vit plazhi Toni Grill do të ofrojë 400 çadra për pushuesit, parkingu falas, këndi i lodrave për fëmijë si dhe këndi i lodrave për të rritur.

Poashtu edhe një kuzhinë me meny më të plotësuar.

Plazhet që merituan flamurin e kaltër përveç plazhit Toni Grill janë edhe plazhi Miami, Safari, Evropa, MCM dhe Copacabana.

Share.