Flamur Sella : 50 intervenime brenda 3 ditëve (VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

downloadShërbimi i Mbrojtjes dhe shpëtimit  nga data 5 mars kur komunën e Ulqinit e ka përfshi moti i lig i shoqëruar  me reshje të dendura  të shiut ka pasur rreth 50 intervenime të natyrave të ndryshme në terren. Kryeshefi i  këtij institucioni  Flamur Sella deklaroi për televizionin Teuta se përmbytje të tilla nuk mbahen mend në komunën e Ulqinit, është dashur të reagojmë me një shpejtësi të madhe,por ndoshta nuk kemi mundur të arrijmë në të gjitha anët nga vinin kërkesat për ndihmë, shprehet Sella duke shtuar se përveç evakuimit të banorëve në zonën e Kruçit,  transportimin e nxënësve në shtëpia, tërheqjen e makinave nga vendet ku kanë mbetur nga përmbytjet në aksin rrugor Ulqin Zoganj, kemi pasur edhe intervenime në shuarjen e zjarreve në disa objekte”

Gjatë këtyre ditëve ky shërbim ka arritur të sanojnë pasojat e shkaktuara nga përmbytjet në qytet të cilat ishin të shumta.

Share.