“Financial Times”: Përfundon epoka e artë e Merkel

Pinterest LinkedIn Tumblr +

downloadEpoka e artë e Angela Merkel ka mbaruar, sipas prestigjiozes “Financial Times”, e cila i ka dedikuar një editorial kancelares gjermane, e cilësuar ndryshe si “gruaja e hekurt”. Në shkrim trajtohet fakti se suksesi i politikanes gjermane është venitur me kalimin e kohës, ku një kolpo të madhe i ka dhënë kriza e refugjatëve. Sipas “Financial Times”, dominanca e saj në politikën globale e po ashtu në Gjermani, është drejt shterimit. Disa aleatë të ngushtë në parlament e pranojnë mundësinë se kancelarja me gjasë do t’i duhet të japë dorëheqjen nga posti, para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në vitin 2017.

Share.