Finalizohet marrëveshja PSP- URA- Demos

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Qëndror i Partisë Socialiste Popullore me shumicë votash ka vendosur të përkrahë koalicionin me URA-n dhe Demosin, ka njoftuar vetë lideri i kësaj partie Srgjan Miliq.

Ai tha se ka ardhur koha për ndryshime, dhe se cdokush që i dëshiron duhet të jetë i gatshëm për sakrifica. Miliq nuk saktësoi se si do të bëhet ndarja e mandateve. Për koalicion me dy subjektet tjera opozitare votuan 127 antarë të Këshillit Qëndror të kësaj partie,  27 ishin kundër, kurse 11 nuk votuan.

Deputetja Snezhana Jonica, e cila ka influencë të konsiderueshme në parti, ka pasur qëndrim të kundërt dhe ka preferuar dalje të vetme në zgjedhje. Mediat spekullojnë për dorëheqje të mundshme të saj dhe largim nga partia, por nga vetë ajo nuk ka pasur asnjë deklaratë në këtë drejtim.

Share.