Fillon stërpikja e palmave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga dita e nesërme me 17 .04 2015 në territorin e komunës së Ulqinit do të filloi stërpikja e palmave në hapësira publike, deklaroi sekretari për çështje komunale Avdullah  Dervishi. Sipas Z. Drervishi  trajtimi do të zgjasë dy ditë nëse lejojnë kushtet atmosferike. Përndryshe në komunën e Ulqinit llogaritet të ketë rreth 300  rrënjë palma. Stërpikjen do ta bëjë stacioni i veterinarisë “Veterinum “, ndërsa shpenzimet i mbulon komuna e Ulqinit.”Lusim të gjithë bletarët  që gjatë këtyre dy ditëve mos ti lëshojnë bletët e tyre, sidomos përgjatë bulevardit “Teuta”. Dervishi po ashtu tërhoqi vërejtjen qytetarëve që gjatë procesit të trajtimit mos të qëndrojnë në afërsi të palmave e as në vendin e trajtuar.

Sipas Z Dervishi trajtimi i palmave do të bëhet 5 herë, ndërsa për trajtimin e një rrënje duhet ndarë 5 euro pa TVSH.

Rikujtojmë që dy vitet e fundit shpenzimet  stërpikjes së  palmave e ka mbuluar Ministria e Bujqësisë.

Share.