Fillon Skena Verore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Manifestimi tradicional Skena Verore fillon nga data 1gusht dhe do të zgjasë deri me datën 21 të këtij muaji. Manifestimin e organizon Qendra e kulturës nën patronatin e Komunës së Ulqinit dhe realizohet në ambientet e muzeumit në Kala. Skena verore për të 27 vit me radhë sjellë në Ulqin emra të shquar të artit nga vendet e rajonit, kështu deklaroi drejtori i Qendrës për kulturë dr. Nail Draga.
Turistët dhe qytetarët e Ulqinit do të kenë mundësi që çdo natë në tre javët e ardhshme të ndjekin programe interesante të dramës, muzikës dhe letërsisë me pjesëmarrës autor vendas dhe të huaj, një mundësi shumë e mirë për të kaluar verën nën petkun e kulturës.

Share.