Fillon promovimi i ftesës për shërbimin ushtarak në shkollat e mesme

Fillon promovimi i ftesës për shërbimin ushtarak në shkollat e mesme

0

Përfaqësuesit e Ministrisë së mbrojtjes dhe të Ushtrisë së Malit të Zi kanë filluar vizitën në shkollat e mesme me qëllim të promovimit të profesionit ushtarak. Nga Ministria kanë theksuar se vëmendje e veçantë do tu kushtohet mundësive për studime në Akademitë e jashtme ushtarake. Do të bëhet fjalë edhe për Kampin e ardhshëm ushtarak veror, për të cilin mund të paraqiten nxënësit e viteve përfundimtare të shkollave të mesme, thuhet në kumtesë. Siç është paralajmëruar deri me 15 mars është paraparë vizita në 38 shkolla të mesme në Podgoricë, Danillovgrad, Tuz, Cetinë, Tivarë, Budvë, Herceg Novi, Tivar, Kotorr, Ulqin dhe Nikshiq. Përfaqësuesit e Ministrisë dhe të Ushtrisë së Malit të Zi do ti vizitojnë edhe shkollat e mesme në komunat e tjera të vendit.

Please follow and like us: