Fillon ndërtimi i nënstacionit me vlerë 2 milionë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shërbimi i shpërndarjes së energjisë elektrike në Mal të Zi njofton se në Ulqin ka filluar ndërtimi i nënstacionit të ri me vlerë rreth 2 milionë euro. Ndërtimi i këtij nënstacioni do të mundësojë furnizim më të mirë dhe stabil me energji elektrike  , sidmos gjatë periudhës së verës kur ngarkesat janë më të mëdha.

Gjithashtu ky nënstacion është edhe parakusht infrastrukturor për ndërtimin e obekteve të reja hotelerike në Ulqin. Për realizimin e punimeve është angazhuar kompania Energomontazha AD Beograd, kurse përfundimi i tyre është parashikuar për 31 dhjetor të këtij viti.

Share.