Fillon fushata për dhurimin e flokëve: “E bukur je- floku im, fuqia jote”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Radio televizioni i Malit të Zi në bashkëpunim me kompaninë Biomelem kanë filluar fushatën “E bukur je- floku im, fuqia jote” e dedikuar femrave të cilat gjatë sëmundjes dhe terapive  kanë humbur flokët e veta. Kësaj fushate i janë bashkangjitur edhe shumë sallone bukurie nga i gjithë Mali i Zi, ku ne mesin e tyre edhe Ulqini ofron sallonin ku mund të dhuroni flokët të cilat punohen në paruke.

Pronarja e sallonit të bukurisë “Naime”, Naime Gorana për televizionin Teuta shpreh kënaqësi që në këtë mënyrë mund të solidarizohet me femrat anë e mbanë botës të cilat kalojnë në proces të vështirë shërimi.

Për këtë akcion humanitar janë të interesuara shumë qytetare tona, të cilat me dhurimin e flokëve të veta dëshirojnë të kontribojnë në punimin e parukeve me flokë natyrale, Naime Gorana shpjegon mënyrën se si mund ta realizojnë këtë gjest humanitar. “Gjatësia e flokëve duhet të jetë 20cm ose më shumë, qofshin ato flokë natyral ose të ngjyrosura të cilat nuk janë të demtuara” shton ajo.

Fushata “E bukur je- floku im, fuqia jote” do të zgjasë 6 muaj, ku gjatë kesaj periudhe të gjithë të interesuarat mund të paraqiten në sallonet perkatese ne te cilat zhvillohet ky aksion.

Share.