Fillon formimi i kompanisë së re ajrore të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me pagesën e kapitalit themelues prej katër milion eurosh, Qeveria e Malit të Zi ka filluar procedurën e themelimit të kompanisë ajrore të re kombëtare “ToMontenegro SHPK”, njoftoi Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiq. Ai tha se një pjesë e mirë e të punësuarve, më të mirët nga Montenegro Airlines, do të angazhohen në kompaninë e re. Ai përsëriti informacionin se kapitali aksionar i kompanisë së re është 30 milion euro dhe se Vendimi për krijimin e kompanisë së re ajrore u botua në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi.

“Në më pak se një muaj, qeveria e re, duke racionalizuar shpenzimet aktuale prej 4,000,000 euro, filloi krijimin e një kompanie të re ajrore kombëtare, ToMontenegro DOO, e cila do të ketë një total prej 30,000,000 € si kapital fillestar,” tha Spajiq në Twitter. Sipas Ministrit, ata duhej të reagonin shpejt në mënyrë që të kursenin maksimumin nga MA.

Por emri, logoja, dizajni, etj. janë subjekt i ndryshimit dhe ministri u bër thirrje të gjithëve që e kanë këtë histori në zemër të dërgojnë sugjerime në emailin zyrtar të komanisës së re. tha Ministri i Financave, duke shtuar se në këtë mënyrë, Qeveria fillon Vitin e Ri me lajme të mira.

Share.