Fillojnë xhirimiet e filmit “Servantes”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanë nisur xhirimet për filmin me metrazh të shkurtër “ Servantes “  i cili është produksion i OJQ “Ad hoc” nga Ulqini, ku protagonist janë Mirsad Suloviq në rolin e Servantesit dhe Lara Pejiq në rolin e Dulçinesë.

Pjesa e parë e xhirimeve është zhvilluar në Kalaneë e Ulqinit, ku do të xhirohen edhe disa skena të tjera. Plazhi i vogel, Limani dhe Ullishta janë lokacionet e radhës  për xhirimet e parapara me skenar, i cili synon ti sjellë publikut një pikëpamje më ndryshe në lidhje me Servantesin , këtë personazh të njohur letrar dhe historik.

Share.