Fillojnë punimet në rregullimin e infrastrukturës në Kalanë e Ulqinit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në qytetin e vjetër të Ulqinit kanë filluar punimet në rregullimin e infrastrukturës dhe kalldrëmit, projekt që kap shifrën rreth 500.000 euro. Infrastruktura e Kalasë gjithmonë ka qenë e lënë pas dore dhe banorët shpesh janë ankuar se kjo po ndikon negativisht në cilësinë e jetës së tyre, por edhe të turistëve që vizitojnë këtë atraksion të Ulqinit. Deputeti Genci Nimanbegu, edhe vetë banor i qytetit të vjetër, ishte inciatori kyesor për realizimin e këtij investimi.

Ky projekt hyri në buxhet që nga viti 2015, por për arsye të shumta, disa edhe të palogjikshme, u zvarrit deri në vitin e kaluar, kur u shty përsëri për shkak të pandemisë, thotë Nimanbegu.

Ai shton se me realizimin e këtij investimi pritet të përmirsohet, por jo edhe të zgjidhet plotësisht , problemi i shtypjes së ujit në këtë zonë, siguria e rrugicave , si dhe ndriçimi, kurse punimet do të zgjasin rreth 4 muaj.

Ato që jetojnë jashtë qytetit të vjetër nuk e kuptojnë se sa e vështirë është të jetosh në Kala kur infrastruktura nuk është në nivel. Shtypja e ujit, prishjet e tubacioneve apo probleme të tjera, në këtë vend kërkojnë ndërhyrje që shpesh janë të komplikuara. Ky projekt do të lehtësojë disa prej këtyre problemeve, por siç thotë edhe deputeti Nimanbegu, për një zgjidhje të plotë, do të nevojiten investime të tjera.

 

Share.