Fillojne punimet ne Bashbylyk. Nimanbegu i dergon leter Prokurorise shteterore dhe institucioneve

0

Ashtu sic edhe dyshohej nga shume banore te Ulqinit ne momentin kur vitin e kaluar Bashbylykun e kaploi zjarri i cili demtoi rreth 1000 rrenje ulliri, tani po shihet qarte edhe qellimi i zjarrit te atehershem pasi qe mu ne ate pjese jane evidentuar edhe punimet ilegale. Kjo u be publike sot nga deputeti i Forces Genci Nmanbegu i cili permes fotografive dhe postimit, njoftoi opinionin me kete dukuri dhe poashtu njoftoi edhe per hapat e ndermarra institucionalisht. Nimanbegu deklaroi se ne Keshillin parlamentare per turizëm, bujqësi, ekologji, dhe planifikim hapësinorë i ka njoftuar deputetet por edhe Prokurorine shteterore dhe Komunen e Ulqinit. Ne vazhdim mund te lexoni tekstin e plote te nenkryetarit te Parlamentit Genci Nimanbegut:

Sot jam informuar nga një numër i qytetarëve për ndërtimin e egër në ullishtë, në Bashbylyk, në zonën ku në shtator të vitit të kaluar kemi pasur zjarrin e shpërthyer me përmasa të mëdha, kur u shkrumbuan më shumë se 1000 ullinj, kur shumë familje të Ulqinit mbetën pa trashëgiminë e tyre, pa ullishtën qindravjeçare nga e cila siguronin ekzistencën sociale me vite dhe gjenerata të tëra.

Së pari falënderoj qytetarët që kanë ngritur zërin kundër ndërtimin të egër në ullishtën shumëvjeçare të Ulqinit. Ndërtimi në ullishtë duhet të ndalohet, sepse ajo është krenaria dhe historia e qytetit tonë, është pjesë e identitetit tonë.

Për ndërtimin e egër, që po zhvillohet këto ditë dhe që mund të shihet në fotografitë e bashkëngjitura, sot në mbledhjen e Komisionit për turizëm, bujqësi, ekologji, dhe planifikim hapësinorë të Parlamentit të Malit të Zi, informova drejtpërdrejt deputetët e Këshillit, sekretarin dhe drejtorët gjeneralë të Ministrisë së zhvillim të qëndrueshëm dhe turizmit, por informova edhe prokurorinë e shtetit, Komunën e Ulqinit dhe mediat.

Share.