Fillojnë përgaditjet për filmin “Perla e Bunës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ekipi i cili merret me vendosjen e objektit për filmin “Perla e Bunës”, i cili ndodhet në fund të Plazhës ës Madhe,  është duke punuar intenzivisht për ngritjen e strukturave të nevojshme për inçizimin e tij. Në një intervistë për televizionin Teuta, aktori  Milutin Mima Karaxhiç tha se tani për tani gjithçka shkon sipas planit, kurse ardhja e grupit të parë të aktorëve pritet në ditët e ardhshme.

“Deri tani kemi pasur një ndihmë të konsiderueshme nga biznesmenët e Ulqinit, Komuna dhe të Mirat Detare, por kjo ende nuk është e mjaftueshme për të mbuluar as gjysmën e shpenzimeve”, tha Karaxhiq.

Me këtë rast, aktori i famshëm falënderon të gjithë ata që kanë ndihmuar, dhe u bën thirrje  atyre që duan të kontribuojnë  në këtë projekt  se dera është e hapur.

Share.