Filloj festivali I parë i artit ballkanik “Rosary” (Foto)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Nën bedemet e Kalasë së Ulqinit është organizuar për herë të parë festivali i artit ballkanik “Rosary”.Ky festival do të prezantojë 300 valltarë që përfaqësojnë qytetet e ndryshme të  Bullgarisë.Një pjesë e tyre mbrëmë kanë bërë edhe defilen në qytet,ndërsa pjesa tjetër do ta bëjë në ditët e tjera të festivalit.Hapjen e festivalit e bëri drejtori I qendrës për kulturë Astrit Salaj, më pas përshëndeti festivalin edhe kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu,I cili shprehi dëshirën që ky festival të kthehet në tradicional.

Nga organizata Talanti e Bullgarisë fjalën përshëndetëse e morën dy organizatoret Dani Vasileva dhe Cvetomira Krunova.

Festivali “Rosary” do të zgjasë tre ditë,në të marrin pjesë 14 ansamble nga Bullgaria të cilët vinë për herë të parë në qytetin e Ulqinit.Gjithashtu gjatë këtyre ditëve,bashkëshoqërues do të jetë edhe panairi I artizanëve I cili mbahet në shëtitoren në Plazh të Vogël me artizan nga Mali I Zi,Kosova,Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina.

 

 

Share.