FILLOI TURNEU NE TENIS “FED CUP 2019”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klubi I Tenisit “Bellevue” dhe Federata e Tenisit të Malit të Zi,edhe këtë vit janë nikoqir të eventit sportiv, turneut ndërkombetarë “Fed Cup 2019”. Turneu do të zhvillohet në terenet e klubit të  Tenisit “Bellevue” në Ulqin. Siç e do edhe regulli u hodh edhe shorti për të caktuar fatin e ekipeve se në cilat grupe do te përkasin dhe kundrejt kujë do të ndeshen. Sabina Schultz pjesë e ekipit organizues të Fed Cup na bëri të ditur më shumë mbi organizimin e këtij viti  dhe hedhjen e shortit. “Është bukur të jemi përsëri në Mal tëZi, ky event organizohet tashmë për disa vite me rradhë , është një perkushtim i madh nga të gjithë organizatorët dhe shpersojmë që edhe kësaj rradhe të kemi një javë të mirë sportive. Këtë vit kemi 7 eipe konkuruese  çka do të thotë se kemi dy grupe ku janë të ndarë në grupin A dhe B , të gjitha ekipet do të ndeshen në mes vete. Ne grupin a bene pjese Norvegjia, Armenia dhe Mali I Zi,çka do të thotë se Mali i Zi do të ndeshet me Armeninë dhe Norvegjinë , ndërsa në grupin B bëjnë pjesë Egjipti , Maroko, Kenia dhe Islanda” ,  u shpreh Schultz.

Aleksandar Sekuliq, sekretari gjeneral i Federatës së Tenisit të Malit të Zi u shpreh se ky është një event i rëndësishëm i sportit të tenisit ku Mali i Zi e Ulqini në veçanti duhet të ndihen krenarë që një turne i tillë mbahet pikerisht këtu.

Trajenri i ekipit të Norvegjisë u shpreh: “Është hera ime e tretë këtu, jam i familjarizuar me gjithë organizimin dhe jam i lumtur që u riktheva përsëri. Këtë vit jemi në grup me Armeninë dhe Malin e Zi, shpresojmë që të dalim fitues të grupit edhe pse gara është e fortë”.

Millosh karaxhiq , trajner i klubit të tenisit të Malit te Zi u shpeh se do të bëjnë më të mirën në turne , ndërsa shtoj se një organizim i tillë  është një ngjarje e madhe për vendin tonë.

Pas hedhjes së shortit gjatë orëve të pasditës u bë edhe ceremonia solemne e hapjes së turneut në hapësirat e klubit, ku të gjithë pjesmarrësit presin që nga data 17 prill të jenë në fusha dhe të fillojnë garën e tyre.

Share.